Home LAJME MPJD mirëpret arritjen e marrëveshjes Izrael-Hamas, vlerëson lidershipin e Trumpit

MPJD mirëpret arritjen e marrëveshjes Izrael-Hamas, vlerëson lidershipin e Trumpit

0
MPJD mirëpret arritjen e marrëveshjes Izrael-Hamas, vlerëson lidershipin e Trumpit

Pas presidentes Osmani, edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka mirëpritur lajmin për arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm dhe një hap përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Kosova vlerëson lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe përgëzon përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, të cilat kanë qenë thelbësore në arritjen e këtij zhvillimi historik”, shkruan në reagimin e Ministrisë.

MPJD vlerëson se kjo marrëveshje përfaqëson një hap vendimtar në zbatimin e fazës së parë të nismës për paqe në Gaza të Presidentit Trump, duke mundësuar vendosjen e një armëpushimi të plotë, lirimin e pengjeve dhe zgjerimin e ndihmës humanitare për civilët në nevojë në Gaza.

“Republika e Kosovës rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e jetës njerëzore, dhe shpreh besimin se ky zhvillim historik do të hapë rrugën për një stabilitet të qëndrueshëm që do të sjellë përfitime për të gjithë popujt e rajonit”, shkruan në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here