- Reklama -

Gërvalla merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, që zhvillohet më 8 dhe 9 tetor 2025, në Belfast të Irlandës së Veriut.

Takimi i Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit bashkon ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve pjesëmarrëse në këtë proces.

- Reklama -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se gjatë punimeve të këtij procesi, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë dhe përfaqësues të lartë të vendeve pjesëmarrëse.

Sipas Ministrisë, aty merr pjesë edhe Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të organizojë Samitin e përvitshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor 2025 për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe për të rritur sigurinë dhe rritjen ekonomike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort