- Reklama -

Nënshkruhen marrëveshje për mbështetjen financiare të 198 ndërmarrjeve në vlerë 8.9 milionë euro

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetjen financiare të 198 ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat janë përzgjedhur si përfituese të mbështetjes financiare në vlerë 8.9 milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që ndodhet në mesin e atyre bizneseve, Kurti tha se në përputhje me vizionin e tyre për qeverisje të mirë, zhvillim të qëndrueshëm, mirëqenie, siguri dhe barazi; krijimi i një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes dhe rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve tona, mbeten prioritete të pandryshuara.

- Reklama -

“Me këtë investim të radhës, ne po ofrojmë mbështetje direkte për shpalosjen e potencialit dhe rritjen e industrisë vendore. Pra, pikërisht për ata që janë kontribuues kyç të zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik, social dhe mjedisor në vendin tonë”, tha kryeministri në detyrë.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se 198 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme janë përfituese nga tri skema të granteve nga KIESA:

1. Skema e granteve për mbështetje ndërmarrjeve prodhuese me potencial për eksport, për blerjen e makinerive prodhuese, nga e cila janë 129 ndërmarrje përfituese me vlerë financiare prej 7.3 milionë euro;

2. Skema e granteve në mbështetje të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e TIK-ut, nga e cila kanë përfituar 42 ndërmarrje, me vlerë prej 1 milion euro; dhe

3. Skema e granteve për certifikimin e produkteve, me gjithsej 27 biznese përfituese, në vlerë prej 600 mijë euro.

“Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve, është shembull i qartë i përkushtimit për ta mbështetur industrinë dhe për të krijuar mundësi të reja në një klimë biznesi adaptues dhe konkurrues në Kosovë. E nganjëherë sektori i industrisë nuk kuptohet mjaftueshëm që shtysë kryesore nuk e ka thjeshtë profitin, por zgjerimin. E neve na leverdisë shumë zgjerimi i industrive tuaja, sepse sa më shumë që zgjerohen industritë tuaja aq më shumë zëvendësohen importet, rriten eksportet dhe rritet ekonomia e vendit tonë”, u shpreh Kurti sot gjatë kësaj ceremonie.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se po shënojmë një sukses të radhës për ekonominë e vendit, për mirëqenien e qytetarëve në krah me industrinë vendore. Ajo shtoi se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve kontribuon në mënyrë më efektive në zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort