Home LAJME Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

0
Aeroporti i Munihut mbyllet për të dytën herë në 24 orë për shkak të dronëve

Aeroporti i Munihut ka ndaluar fluturimet për herë të dytë në 24 orë pas dronëve që u vërejtën mbi të.

Në një deklaratë nga aeroporti është njoftuar se fluturimet janë pezulluar nga ora 21:30 e të premtes, ndërkohë që rreth 6,500 pasagjerë janë prekur nga kjo.

Të paktën 17 fluturime u anuluan në Munih të enjten për shkak të disa dronëve në hapësirën ajrore të Gjermanisë.

Lëvizja e dronëve është një prej disa incidenteve me dronë që kanë penguar fluturimet në Evropë javët e fundit, raportoi BBC.

Autoritetet në Belgjikë të enjten po ashtu kanë hetuar 15 dronë që u vërejtën mbi zonën ushtarake Elsenborn.

Zyrtarët nuk kanë mundur të gjejnë ende se nga kanë ardhur dronët ose kush i operon ata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here