Home LAJME Hidroregjioni Jugor shkyç nga rrjeti i ujësjellësit gjithsej 117 lidhje ilegale në rajonin e Prizrenit

Hidroregjioni Jugor shkyç nga rrjeti i ujësjellësit gjithsej 117 lidhje ilegale në rajonin e Prizrenit

0
Hidroregjioni Jugor shkyç nga rrjeti i ujësjellësit gjithsej 117 lidhje ilegale në rajonin e Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” gjatë muajit shtator ekipet e Inspektoratit të Kompanisë kanë identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit gjithsej 117 lidhje ilegale, në rajonin e Prizrenit.

Në Prizren janë identifikuar 93 lidhje ilegale, në Suharekë 20 lidhje ilegale, Malishevë 3 lidhje ilegale dhe në Dragash 1 lidhje.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, dhe ndaj çdo rasti të evidentuar do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore. Apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet tutje në njoftimin e hidroregjionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here