Home LAJME Maqedonci në Forumin e Sigurisë në Varshavë theksoi përparësitë dhe rreziqet nga digjitalizimi i shoqërisë

Maqedonci në Forumin e Sigurisë në Varshavë theksoi përparësitë dhe rreziqet nga digjitalizimi i shoqërisë

0
Maqedonci në Forumin e Sigurisë në Varshavë theksoi përparësitë dhe rreziqet nga digjitalizimi i shoqërisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të Forumit të Sigurisë së Varshavës, mori pjesë si folës në panelin “Të lidhur, por të mbrojtur: Shtylla digjitale e demokracisë moderne” në ditën e dytë të punimeve.

Krahas ministrave dhe zëvendësministrave të Polonisë, Danimarkës, Ukrainës, Shqipërisë dhe drejtorit i Ministrisë së Forcave të Armatosura të Francës, Maqedonci theksoi përparësitë dhe rreziqet nga digjitalizimi i shoqërisë, rritja e përdorimit të inteligjencës artificiale, si dhe nga inovacionet e ngjashme.

“Theksova se në kuptimin ushtarak e të mbrojtjes po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme mbrojtja gjithpërfshirëse dhe përfshirja e qytetarëve në këtë drejtim, si dhe shfrytëzimi i teknologjive të reja, por edhe mbrojtja ndaj dezinformimit dhe ndërhyrjeve të jashtme e qëllimkeqe”, potencoi ai.

Pjesëmarrësit në panel ofruan perspektivën e tyre, duke forcuar bindjen se vendet e Europës po trajtojnë këto tema me qasje të ndryshme, por me bashkëpunime dhe shkëmbime të vazhdueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here