Home LAJME Osmani: Petrovci i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet

Osmani: Petrovci i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet

0
Osmani: Petrovci i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Petrovci për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

Në mesazhin e ngushëllimit thuhet se Petrovci mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës.

“Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin”, ka thënë Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here