Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të enjte, më 18.09.2025 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10kV Krusha (kodi: 30034011) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, bizneset: Seperacioni. “10Maji”, Seperacioni. “Agimi”, Sep. “Isa Rexhepi”, Seperacioni. “Arbëria”, Seperacioni. “Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim për eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
2.Nga TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10kV Komuna Mamushë (kodi: 30034005) prej orës 10:00 deri në ora 13:00
Vendet: Mamusha, Rizam Mulliri, Riza Holding, Serbica e Ulët I, Serbica e Ulët II, Lagjja Medvec dhe Pompat e Ujit.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i releve dhe testimi me SCADA.