Home LAJME Paul Williams – Ish-këshilltar i delegacionit shqiptar në Rambuje, dëshmitari i radhës në Hagë

Paul Williams – Ish-këshilltar i delegacionit shqiptar në Rambuje, dëshmitari i radhës në Hagë

0
Paul Williams – Ish-këshilltar i delegacionit shqiptar në Rambuje, dëshmitari i radhës në Hagë

Eksperti amerikan, Paul Williams ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në rastin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – të cilët akuzohen për krime të pretenduara të luftës.

Williams ka qenë i angazhuar si këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në proceset e Rambujesë për statusin përfundimtar të Kosovës. Për këtë, është dekoruar vitin e kaluar nga presidentja Vjosa Osmani me medalje presidenciale të meritave.

Ai ka dëshmuar para Komiteteve të Kongresit të SHBA-së lidhur me drejtësinë dhe llogaridhënien për viktimat e konfliktit në Kosovë, përfshirë për dhunën seksuale gjatë luftës.

Gjithashtu, ka bërë analiza dhe opinione për strategjitë e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, dialogun me Serbinë, si dhe për çështje ligjore që lidhen me komunat me shumicë serbe.

Williams është dëshmitari i dytë i mbrojtjes. Para tij, dëshmoi ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin./KOHA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here