- Reklama -

Rubin përfundon dëshminë e tij në Hagë: Ishte privilegj për mua të jem këtu

Pas tri dite dëshmi, ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij mbrojtëse në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku për krime lufte po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në gjykimin kundër katër ish-eprorëve të UÇK-së, James Rubin ka nisur dëshminë e tij me ftesë të mbrojtjes, të hënën më 15.09.2025.

- Reklama -

Për këto tri ditë, ish-diplomati amerikan është përgjigjur në pyetjet e ekipeve mbrojtëse, prokurorit të specializuar dhe trupit gjykues.

Dëshmia e tij, kryesisht ishte përqendruar në atë se si ai e kishte parë rolin e Hashim Thaçit në Konferencën e Rambujes dhe në marrëveshjen për demilitarizimin e UÇK-së.

Rubin ka deklaruar se roli i Thaçit ishte kryesisht rol politik, pa ndonjë kompetencë për vendime ushtarake dhe se Thaçi nuk kishte autoritet mbi komandantët në terren.

Kjo sipas tij ishte edhe arsyeja se pse ai kishte hezituar të nënshkruante.

Pas pushimit prej 10 minutash, mbrojtja do të thërrasë dëshmitarin e radhës.

“Dua të them që ishte privilegj për mua të jem këtu, pvarësisht se zgjati pak më shumë” – tha Rubin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort