Home SPORT Debutim emocionues për Edon Zhegrovën me Juventusin në sfidën dramatike ndaj Dortmundit

Debutim emocionues për Edon Zhegrovën me Juventusin në sfidën dramatike ndaj Dortmundit

0
Debutim emocionues për Edon Zhegrovën me Juventusin në sfidën dramatike ndaj Dortmundit

Momenti i shumëpritur ka ardhur.

Edon Zhegrova ka bërë debutimin e tij me fanellën e Juventusit në një përballje spektakolare kundër Borussia Dortmundit.

Ylli kosovar iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe tashmë ka shënuar paraqitjen e tij të parë me bardhezinjtë. Ai u aktivizua në minutën e 86-të, duke zëvendësuar Kenan Yildiz, në një ndeshje ku Juventusi ishte në disavantazh 2-4.

Me hyrjen e Zhegrovës, bardhezinjtë morën hov të ri dhe arritën të rikthehen fuqishëm, duke barazuar rezultatin në 4-4 në minutat e fundit të takimit.

Një debutim me nota pozitive për 25-vjeçarin nga Prishtina, i cili premton shumë për të ardhmen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here