Home LAJME Arrestohet një person nën dyshime për krime lufte kundër popullsisë civile

Arrestohet një person nën dyshime për krime lufte kundër popullsisë civile

0
Arrestohet një person nën dyshime për krime lufte kundër popullsisë civile

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të hënën kanë arrestuar personin me inicialet D.N., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”.

I dyshuari D.N., është arrestuar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufi me Serbinë.

“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e ZKPSh-së.

Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here