Home LAJME U.d. kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor

U.d. kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor

0
U.d. kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se u.d. kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, si dhe me prokurorët e ZKPSh-s.

Sipas njoftimit të ZKPSh, gjatë këtij takimi u diskutuan tema të rëndësishme, përfshirë kontrollin e lëndëve dhe trajtimin e kallëzimeve penale brenda afateve ligjore, zbatimin e masave të fshehta hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, trajtimin e raporteve të Administratës Tatimore të Kosovës në procedurat penale, si dhe çështje të tjera profesionale.

“Një pikë tjetër me rëndësi ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e Prokurorit të Shtetit për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, me theks të veçantë angazhimin e prokurorëve për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Me këtë rast, u.d. kryeprokurori i Shtetit, së bashku me koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, kërkuan nga kryeprokurorët që të caktojnë prokurorët përgjegjës, të cilët do të angazhohen në nivel vendi për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here