Home LAJME Haradinaj mori pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest 2025” në Rahovec: Rahoveci, kryeqyteti i rrushit dhe verës

Haradinaj mori pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest 2025” në Rahovec: Rahoveci, kryeqyteti i rrushit dhe verës

0
Haradinaj mori pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest 2025” në Rahovec: Rahoveci, kryeqyteti i rrushit dhe verës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ishte i pranishëm sot në hapjen e festivalit për vjeljen e rrushit në Rahovec “Hardh Fest 2025”.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ëshë shprehur se Rahoveci dhe njerëzit e tij dallohen si njerëz të punës e të përkushtimit, duke e bërë këtë komunë qendër të vreshtarisë e prodhimit të verës.

“Rahoveci, kryeqyteti i rrushit dhe verës, sot e nis një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore e turistike në vend, Hardh Fest 2025. Karnavali i Vreshtarëve dhe prerja ceremoniale e kalaveshit të rrushit, bashkë me garat e shpejtësisë në vjeljen e rrushit, shënojnë fillimin e këtij festivali që çdo vit tubon fermerë, artdashës dhe vizitorë nga mbarë vendi e më gjerë. Rahoveci dhe njerëzit e tij dallohen si njerëz të punës e të përkushtimit, duke e bërë këtë komunë qendër të vreshtarisë e prodhimit të verës. Kontributi i kryetarit Smajl Latifi dhe komunës për mbështetjen e fermerëve, si dhe angazhimi i ndërmarrësit shqiptaro-amerikan Rrustem Gecaj e organizatorëve të festivalit, dëshmojnë se kur bashkohen forcat, rezultati është suksesi”, ka shkruar Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here