Home LAJME Kryeparlamentari Basha pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme

Kryeparlamentari Basha pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme

0
Kryeparlamentari Basha pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një komunikatë për media, ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pranuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25.

“Kryetari Basha ka autorizuar administratën që të njëjtin t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator 2025, në lidhje me kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve nga partitë joshumicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here