- Reklama -

Kurti dhe kryetari i Podujevës bënë përurimin e çerdhes në fshatin Kërpimeh të Podujevës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë përurimin e çerdhes në Kërpimeh të komunës së Podujevës.

Zyra e Kyreministrit ka njoftuar se çerdhja në Kërpimeh, nga ish-shkolla fillore “Azem Bejta” më pas shkolla “Hamit Sejdiu”, e dëmtuar dhe e lënë pas dore, tani është shndërruar në çerdhe moderne në shfrytëzim për fëmijët e fshatit Kërpimeh me rrethinë.

- Reklama -

Sipas njoftimit të ZKM-së, vlera i investimit është 200 mijë euro. Ndërkaq, objekti ka një hapësirë prej 460 metra katrorë, me kuzhinë, hapësirë për administratë, depo, banjo, tre dhoma edukimi dhe një dhomë gjumi.

“Duke theksuar rëndësinë që fëmijët të kenë vëmendjen e duhur për mirëqenien e tyre qysh në fëmijëri të hershme, kryeministri në detyrë Kurti falënderoi gjithë stafin e edukatoreve në këtë çerdhe për punën e madhe që po e bëjnë. Ai gjithashtu falënderoi kryetarin Bulliqi për vëmendjen që i ka dhënë arsimit, posaçërisht te edukimi i hershëm, gjatë qeverisjes së tij”, thuhet në njoftim.

Tutje, ZKM bën të ditur se kryetari Bulliqi theksoi se ky është një investim komplet nga buxheti komunal. Ai tha se me këtë investim, së pari e kemi ruajtur një objekt të vjetër historik për këtë lokalitet, që është kjo shkollë dhe e dyta kemi krijuar një hapësirë të re dhe kushte të përshtatshme për parafillorë, e cila që do të mirëpresë edhe fëmijët e disa fshatrave përreth, thuhet në fund të këtij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort