Home LAJME Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të PK-së, disa nxënës vizituan stacionet policore në Prizren

Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të PK-së, disa nxënës vizituan stacionet policore në Prizren

0
Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të PK-së, disa nxënës vizituan stacionet policore në Prizren

Në kuadër të përvjetorit të 26-të të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me stacionet policore të rajonit, priti sot grupe nxënësish nga shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me punën e përditshme të policisë, duke marrë pjesë në një pikë kontrolli të automjeteve në terren. Sipas policisë, ky aktivitet u zhvillua me qëllim që fëmijët të përjetojnë nga afër rolin e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Nxënësit patën mundësinë të eksplorojnë pajisjet policore, të mësojnë për procedurat operacionale dhe të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në ndërtimin e një shoqërie të sigurt. Kjo vizitë synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe të forcojë lidhjet ndërmjet Policisë së Kosovës dhe brezit të ri, duke promovuar edukimin për sigurinë dhe përgjegjësinë qytetare”, thuhet tutje në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here