Home LAJME Hidroregjioni Jugor identifikon 27 lidhje ilegale në rajonin e Prizrenit

Hidroregjioni Jugor identifikon 27 lidhje ilegale në rajonin e Prizrenit

0
Hidroregjioni Jugor identifikon 27 lidhje ilegale në rajonin e Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se vetëm gjatë kësaj jave ekipet e inspektoratit në rajonin e Prizrenit, kanë identifikuar 27 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

23 lidhje ilegale janë shkyçur në Prizren, 3 në Suharekë dhe 1 në Malishevë.

“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore. Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet tutje në njoftimin e hidroregjionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here