Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka ndarë deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në mesazhin e Trumpit nëpërmjet ambasadës, thuhet: “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, transmeton Klankosova.tv.
Pos përvjetorit të shenjtërimit, sot shënohet edhe 28-vjetori i ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, nobelistes së vetme shqiptare.