- Reklama -

Vuçiqi akuzon Kroacinë, Shqipërinë e Kosovën se formuan aleancë ushtarake kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të mërkurën Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën se “po krijojnë një aleancë ushtarake kundër Serbisë”.

Vuçiq nga Pekini ka thënë se “ushtria serbe është mjaft e fortë për ta penguar çdo agresion të mundshëm nga fqinjësia”, shkruan “Index.hr”. 

- Reklama -

“Nuk e kanë formuar rastësisht Prishtina, Zagrebi e Tirana një aleancë ushtarake. Dhe nuk e bën për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë…Ne nuk jemi budallenj që nuk e kuptojmë pse e bëtë”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”. “Përsëri ju e lejuat formimin e një aleancë të tillë ushtarake, ju e bëtë atë kundër Serbisë. Ne duhet të jemi pengesë për ata që formojnë një aleancë ushtarake kundër nesh”.

Vuçiq me aleancë la të nënkuptonte se po i referohej një deklarate për bashkëpunim në mbrojtje që Kroacia, Shqipëria e Kosova nënshkruan në mars.

Dokumenti i nënshkruar thotë se bashkëpunimi synon stabilitetin dhe sigurinë në Evropën Juglindore, mbështetjen për rrugën euroatlantike dhe forcimin e aleancës së tri vendeve mike që kufizohen edhe me Serbinë.

Vuçiq tha se “Serbia s’do ta prekë askënd”, por shtoi se ushtria e saj po forcohet për ta mbrojtur integritetin territorial të saj.

Ai ka paralajmëruar një paradë ushtarake në Serbi më 20 shtator.

“Do të kemi një paradë ushtarake më 20 shtator, kështu ëq do të shihni shumë gjëra të reja dhe do të habiteni…Ushtria serbe tani është një pengesë për çdo agresor”, tha Vuçiq.

Vuçiqi në Pekin  u takua të martën me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai me Putinin foli edhe për Kosovën.

E të mërkurën ai mori pjesë në paradën ushtarake të Kinës me të cilën e shënonte fundin e Luftës së Dytë Botërore.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort