Home LAJME Abrashi për Betejës e Vrrinit: Gjaku i tyre është themeli i shtetit tonë

Abrashi për Betejës e Vrrinit: Gjaku i tyre është themeli i shtetit tonë

0
Abrashi për Betejës e Vrrinit: Gjaku i tyre është themeli i shtetit tonë

Në përvjetorin 27 të Betejës së lavdishme të Vrrinit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës së tyre në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

“Gjaku i derdhur në këtë betejë dhe në të gjitha betejat e tjera të UÇK-së është themeli mbi të cilin sot ndërtojmë shtetin tonë,” ka deklaruar Abrashi përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai u shpreh se kjo sakrificë historike është një obligim për të gjithë që të punojnë me përgjegjësi dhe përkushtim për ta çuar përpara vizionin e dëshmorëve për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit,” përfundoi Abrashi, duke përcjellë një mesazh nderimi dhe uniteti në këtë ditë përkujtimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here