Home LAJME Tre persona të lënduar në një vetaksident në Prizren

Tre persona të lënduar në një vetaksident në Prizren

0
Tre persona të lënduar në një vetaksident në Prizren

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nga ky vetaksident, tre persona, ngasësi dhe dy pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas tij, ngasësi i veturës ka marrë lëndime më të rënda, por sipas informacioneve mjekësore gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.

Përveç lëndimeve trupore, aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si në automjetin e përfshirë, ashtu edhe në pronë private dhe publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here