Home LAJME Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin me gara në gjuajtje

Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin me gara në gjuajtje

0
Policia e Kosovës shënon 26-vjetorin me gara në gjuajtje

Në kuadër të aktiviteteve për 26-vjetorin e themelimit, Policia e Kosovës ka zhvilluar gara në gjuajtje me armë zjarri në poligonin e Cërnushës, Mitrovicë.

Në garat ku morën pjesë 8 ekipe policore, vendin e parë ekipor e fitoi Departamenti i Njësive Speciale, pasuar nga Drejtoria Rajonale Pejë dhe DNJNSH.

Në disiplinën individuale, më i miri u shpall Ardian Dvorani (Departamenti i Njësive Speciale), i ndjekur nga Bledian Hajdari (DRP Prizren) dhe Arlind Xhokli (DRP Ferizaj).

Aktiviteti u organizua nga Këshilli Organizativ me mbështetjen e Shoqatës së Sportit të Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here