Home LAJME Krasniqi priti emisarin francez për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorin e Francës, biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Krasniqi priti emisarin francez për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorin e Francës, biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

0
Krasniqi priti emisarin francez për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorin e Francës, biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Kryetari i PDK-së ka pritur sot në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e falënderoi emisarin francez “për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale”.

“E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian. Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv.

Krasniqi ka deklaruar se si PDK, kanë dhënë kontributin e tyre duke votuar kryetarin e Kuvendit në funskion të zhbllokimit të situatës.

“Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës”, ka thënë ai.

Tutje, kreu i PDK-së ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi e falënderoi edhe ambasadorin Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

“PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar në fund Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here