Home LAJME Spiropali uron homologun e saj në Kosovë

Spiropali uron homologun e saj në Kosovë

0
Spiropali uron homologun e saj në Kosovë
Foto: KOHA

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Ajo ka uruar deputetët  për siç ka thënë “çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here