Home LAJME Pritje deri në një orë në Merdarë, situata më e qetë në Jarinjë

Pritje deri në një orë në Merdarë, situata më e qetë në Jarinjë

0
Pritje deri në një orë në Merdarë, situata më e qetë në Jarinjë

Qarkullimi i mëngjesit nëpër pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet me intensitet të ndryshëm, ku në disa pika qytetarët përballen me pritje të gjata, ndërsa në të tjera kalimi është më i lehtë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, më e ngarkuara paraqitet pika kufitare e Merdarës, ku për daljen nga Kosova pritjet arrijnë nga 40 deri në 60 minuta. Ndërkohë, për hyrje në vend pritjet janë më të shkurtra, duke lëvizur nga 5 deri në 10 minuta.

Në anën tjetër, tek pika kufitare e Jarinjës, situata është dukshëm më e qetë, me pritje prej vetëm 5 deri në 10 minutash, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here