Home LAJME Dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë, arrestohet një person në Zveçan

Dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë, arrestohet një person në Zveçan

0
Dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe policisë, arrestohet një person në Zveçan

Sistemi Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet L. M.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin në komunën e Zveçanit. L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.

Sipas njoftimit, brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here