- Reklama -

Quni – Gërvallës: Nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i është kundërpërgjigjur deputetes Donika Gërvalla, e cila sot deklaroi se deputetët e LDK-së kanë pasur mundësinë ta votojnë atë për kryeparlamentare, dhe në këtë mënyrë të zhbllokohej procesi i konstituimit të Kuvendit.

Quni në reagimin e tij ka deklaruar se për të besimi është themeli i çdo marrëdhënie, ashtu edhe në politikë.

- Reklama -

“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë?Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schwarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë. Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë”, thotë Quni në reagimin e tij.

Mes tjerash, ai ka shkruar se ai beson vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen.

“Është kjo besnikëri që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë, atë që është në shërbim të qytetarëve”, shtoi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort