Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa lokacione në Prizren, të martën.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, personat e përfshirë dyshohen për përfshirje në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
- Reklama -
Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar përkohësisht prova dhe dëshmi të cilat lidhen me veprat penale të dyshuara.
- Reklama -