- Reklama -

Rikthehet përpjekja për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do t’i rikthehen tentimit për konstituimin e Kuvendit, që nga seanca e fundit që ishte mbajtur më 26 korrik, kur edhe ka përfundua afati 30 ditor që kishte dhënë Gjykata Kushtetuese, e cila deri më 8 gusht kishte vendosur masë të përkohshme, që ua ndalonte deputetëve të merrnin vendime sa i përket seancës konstituive.

Më 8 gush,  Kushtetuesja kishte publikuar njoftimin lidhur me seancën konstituive, aktgjykimi i plotë i të cilit është publikuar të hënën, i cili i hapi rrugë thirrjes së seancës konstituive.

- Reklama -

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që votimi për kryeparlamentarin duhet të bëhet i hapur, duke obliguar deputetët të marrin pjesë në votim.

Poashtu, sipas aktgjykimit një kandidat për deputetë nuk mund të propozohet më shumë se tre herë. Gjykata ka shpallur të pavlefshme seancat e mbajtura nga data 26 qershor deri më 27 korrik.

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar këtë aktgjykim, duke vlerësuar se Kushtetuesja ka dal jashtë juridiksionit të saj.

Ndërsa, partitë opozitare kanë thënë se aktgjykimi është në përputhje më vërejtjet e dhëna.

Konstituimi i Kuvendit sot është vënë në pikëpyetje  nga njohës të punës së Kuvendit, duke parë edhe qëndrimet e pandryshuara të partive politike.

Nga LVV kanë thënë se do të vazhdojnë me propozimin e tyre, Albulena Haxhiun, kurse PDK, LDK e AAK kanë thënë se nuk do ta votojnë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort