Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, sot ka takuar kryetarët e nëndegëve të kësaj partie në këtë komunë.
Këtë e kanë bërë të ditur në faqen zyrtare të degës së LDK-së në Prizren ku tutje thuhet se besimi i qytetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës është forca më e madhe, dhe me përkushtimin e secilit aktivist, secilit anëtarë e përkrahës, do të arrihet fitorja që Prizreni e meriton.
“Besimi i qytetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës është forca jonë më e madhe, dhe me përkushtimin e secilit aktivist, secilit anëtarë e përkrahës, do të arrijmë fitoren që Prizreni e meriton”.
“Me frymëzim, mobilizim dhe organizim të bashkuar rreth vizionit tonë, LDK do ta kthejë Prizrenin në qytet të zhvillimit, transparencës dhe mundësive të barabarta për të gjithë”.
‘Ky takim ishte dëshmi e gatishmërisë sonë për të punuar krah për krah me qytetarët, për t’i dëgjuar hallet dhe për t’i dhënë zë çdo lagjeje, çdo fshati dhe çdo nisme që e bën Prizrenin më të fortë”.
- Reklama -