- Reklama -

Gjykata e pranon kërkesën e ZPS-së, ia ndalon Thaçit vizitorët

Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore “Thaçi dhe të tjerët” për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, lëshoi vendimin e saj lidhur më kërkesën e ZPS-së për modifikimin e kushteve të paraburgimit të Hashim Thaçit.

Gjykatësja Masëlo miratoi pjesërisht kërkesën, në të cilën miratoi disa kufizime të vizitave të paprivilegjuara të Thaçit prej disa personave të caktuar që përmenden në vendim, i cili u lëshua më 18 gusht 2025.

- Reklama -

Pjesa tjetër e mocionit të ZPS-së u hodh poshtë.

Kufizimet e reja do të rishikohen çdo tre muaj prej gjykatëses nëse janë ende të domosdoshme.

Kush janë personat të cilëve u janë ndaluar vizitat te Thaçi?

Gjykatësi i Procedurës Paraprake vëren se “lista e Vizitorëve të Rrezikshëm” përmban: Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën, Vllaznim Kryeziun dhe dy persona tjerë, emrat e të cilëve janë të redaktuar.

Këta persona thuhet se e kanë vizituar Thaçin në paraburgim mes datave 1 korrik dhe 7 tetor të vitit 2023, dhe thuhet se përmenden edhe në vendimin e konfirmimit të akuzave kundër Thaçit.

Po ashtu, në këtë listë janë edhe Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe një person tjetër emri i të cilit është redaktuar. Këta thuhet se kanë vizituar Hashim Thaçin në çaraburgim mes datave 1 korrik dhe 1 tetor të vitit 2023, por nuk përmenden në Vendimin e Konfirmimit.

Ndërkaq, ndalesë kanë edhe tre vëllezërit e Thaçit./klankosova/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Si ndodhi e gjithë ngjarja natën kritike kur u vra Hekuran Shala

Më datë 10 Gusht 2025, rreth orës 20:30 min,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort