Home LAJME Kolona të gjata në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Kolona të gjata në pikat kufitare për dalje nga Kosova

0
Kolona të gjata në pikat kufitare për dalje nga Kosova
Foto: Arkiv

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri në tri orë në Merdarë dhe deri 25 minuta në Jarinje.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:40 të mëngjesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here