Home LAJME Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

0
Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të ketë kushte stabile meteorologjike dhe temperatura tipike verore.

Sipas IHMK-së të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë të dielën do të mbajë mot me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here