- Reklama -

Prokuroria Themelore në Prizren jep detaje për të arrestuarin të dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Y.M., për shkak të dyshimit për fajde dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, Y.M. nga 31 dhjetori 2024 e deri më 16 prill 2025 në fshatin Reshtan të Suharekës, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit S.Sh.

- Reklama -

I dëmtuari nga i pandehuri kishte marrë të holla në shumë prej 2.500 euro, me kamatë mujore me interes në shumë prej 250 euro, pastaj për shkak vonesave që ka pasur i dëmtuari në kthimin e huasë bashkë me interesin, kamata mujore i ka arritur në 500 euro.

“I pandehuri për sigurimin e huasë bashkë me interesin, me datë 16.04.2025 takohet me të dëmtuarin ku i dëmtuari në emër të fajdesë ia jep shumën prej 1.000 € të pandehurit i cili pastaj me paratë e marra nga i dëmtuari arrestohet në flagrancë nga policia. Me këto veprime, i njëjti  ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, i pandehuri Y.M., ka poseduar edhe armë. Policia në automjetin e tij ka gjetur një pistoletë, një karikatorë i zbrazët, një fishekë i armëve të gjata dhe dy fishekë të pistoletës.

Ndërsa, gjatë kontrollimit të banesës së tij, janë gjetur: një pistoletë e modelit Rohm RG96, kalibrit 9mm; një karikator i pistoletës me 9 fishekë, 45 fishekë për arme te gjata, një kuti plastike ne të cilën gjendeshin brenda 36 fishekë të pistoletës, me mbishkrim G.F.L 9mm, Luger, një armë zjarri e gjatë, një karikatorë i armëve të gjata (skorpionit) me një fishekë, me mbishkrim në baze G.F.L, 9mm Luger.

Me urdhër të gjykatës janë konfiskuar automjeti i të pandehurit, 250 euro, 40 franga, 5 dollarë, dy telefona dhe armët.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort