Home LAJME Osmani publikon letrën e Trumpit: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të

Osmani publikon letrën e Trumpit: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të

0
Osmani publikon letrën e Trumpit: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka publikuar letrën nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilën e pranoi të martën.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani e falënderoi Trumpin për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me vendin tonë.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën  tonë në vitet që vijnë.” – shkroi Osmani.

Në letrën e tij, Trump e falënderoi Osmanin për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së dhe shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here