- Reklama -

Kurti i kërkon Sorensenit “të ketë mirënjohje më të madhe” për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për “takimin e gjatë” me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ku ka kërkuar më shumë mirënjohje për përpjekjet e Kosovës në integrimin e komunitetit serb.

Kurti theksoi se komuniteti serb në Kosovë gëzon të gjitha të drejtat kushtetuese, përfshirë përfaqësimin në Kuvend me ulëse të rezervuara dhe përdorimin e gjuhës serbe në të gjitha nivelet institucionale. Ai shtoi se që nga largimi i rreth 500 pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës, janë përfshirë 199 kadetë serbë të rinj në kuadër të Policisë.

- Reklama -

“Prej më shumë se dy vjetësh, shqiptarët dhe serbët punojnë bashkë në katër komunat veriore, pa asnjë incident. Kërkova që të ketë më shumë mirënjohje për Kosovën për këtë realitet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se veprimet e qeverisë janë në funksion të integrimit të komunitetit serb dhe në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa kritikoi Serbinë për mungesën e reciprocitetit./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort