Home LAJME KRU “Hidroregjioni Jugor” iu bën thirrje banorëve të fshatit Gjonaj t’i kryejnë pagesat e faturave të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” iu bën thirrje banorëve të fshatit Gjonaj t’i kryejnë pagesat e faturave të ujit

0
KRU “Hidroregjioni Jugor” iu bën thirrje banorëve të fshatit Gjonaj t’i kryejnë pagesat e faturave të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje konsumatorëve të fshatit Gjonaj të kryejnë sa më parë pagesën e faturave të ujit.

“Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se mospagesa e faturave të ujit sjell pasoja të menjëhershme, si: shkyçje nga rrjeti i furnizimit me uj dhe fillimi i procedurave përmbarimore nga përmbarues privat.

Sipas njoftimit, gjendja aktuale e borxheve në fshatin Gjonaj, sa i përket amvisërive në total është 84 mijë e 261 euro.

Qytetarët kanë mundësinë t’i kryejnë pagesat e faturave për “Hidroregjionin Jugor”:

  • Në zyrat tona të arkëtimit në të gjitha njësitë,
  • Përmes bankave dhe postës,
  • Online përmes aplikacioneve bankare, si dhe përmes aplikacionit E-HRJ.

“Kryeni obligimet me kohë dhe shmangni shkyçjet e padëshiruara dhe procedurat ligjore!”, përfundon njoftimi i KRU-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here