Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se diskutuan mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që ka vazhduar tash e disa muaj.
Haradinaj e njoftoi Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e partisë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet.
“Znj. Prattipati e falënderova për rolin e saj aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon vendi ynë”, shkruan Haradinaj.