Home LAJME Dy këmbësore goditen nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

Dy këmbësore goditen nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

0
Dy këmbësore goditen nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në Prizren.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20, në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me lëndime”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here