Edicionit i 24-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, nis sot, më 01.08.2025 në Prizren.
Ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 25-të të “DokuFest 2025” do të zhvillohet në ora 20:00 në Kinemanë mbi lumin e qytetit, Kino Lumi.
Aktivitete e këtij edicioni të “DokuFestit” do të mbahen në hapësira të ndryshme në qendrën historike të Prizrenit, në kinematë “Abi Qarshia” si dhe në ITP – Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve.
Edicioni i sivjetmë i këtij festivali mbahet me temën, “Lakmi, pafund çmendi, boshllëk”.
Tema e sivjetme e këtij festivali, “Lakmi, pafund çmendi, boshllëk”, sipas organizatorëve, është një deklarim i gjendjes shpirtërore dhe politike përmes të cilës edicioni i sivjetmë i festivalit reflekton klimën e kohës sonë të dominuar nga lufta të vazhdueshme, apatia dhe boshllëku emocional.
Nga një numri rekord prej gati 3,500 aplikimesh, për këtë edicion janë përzgjedhur 100 filma që do të garojnë për çmimet e “DokuFest 2025”, në shtatë kategori.
Ndërkohë që gara për “Truth Dox” është pezulluar këtë vit dhe pritet të rikthehet në edicionin e vitit 2026.
Tashmë pjesa dërmuese e përgatitjeve janë kryer dhe sipas Veton Nurkollari, drejtor artistik i “DokuFestit”, gjithçka është gati për fillimin e festivalit.
Sipas tij, për shkak se “Kino Lumbardhi” është në renovim, ceremonia e hapjes së edicionit të 24-të të “DokuFest 2025” mbahet në “Kino Lumi”, në ora 20:00.
Nurkollari ka thënë se në shtatë kategori garuese, për çmimet e festivali do të prezantohen 100 filma.
Ndërsa, në kategoritë tjera jo-garuese janë edhe mbi 130 filma tjerë.
“Janë gjithsej 8 kinema dhe hapësira të shndërruara në kinema. ‘DokuKino’, ‘DokuKino Pllato’, ‘Kino Lumi’, Salla e madhe dhe salla e vogël e Shtëpisë së Kulturës, dy salla kinemaje në ‘Abi Qarshia’ dhe ‘Kino Oborri’ në qendrën historike të Prizrenit”- ka thënë Nurkollari, për KALLXO.com.
Çdo natë, në kuadër të “DokuNights”, sipas programit do të performojnë këngëtare, grupe e DJ të njohur, si: ‘Shkodra elektronike”, “Byron Yeates X In2stellar X Rebisëan”, etj.
“DokuFestit 2025” do të mbahet deri më 9 gusht 2025./Kallxo.com