- Reklama -

Kurti: Popoviqi ka incizuar ilegalisht biseda gjatë dialogut në Bruksel

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë adresimit të tij në mbledhjen e sotme të 265-të të Qeverisë në detyrë, ka folur edhe për arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës, Bojan Jevtiq dhe Igor Popoviq.

Ai ka thënë se Serbia po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë.

- Reklama -

“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave përgjegjës me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës – sikurse rastet e:

-Bojan Jevtiq – toger në Policinë e Kosovës, i arrestuar me datë 17 korrik 2025, mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti; dhe

-Igor Popoviq – ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, i arrestuar me datë 18 korrik 2025, për nxitje të përçarjes dhe mos durimit ndëretnik”, ka thënë Kurti, njofton ZKM.

Në lidhje me këtë të fundit, Kurti është shprehur se institucionet e vendit kanë siguruar dëshmi për lidhjet e Popoviqit me Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA) dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se ndër to përfshihen:

-Incizimin ilegal të bisedave të datës 17 shtator 2020 që janë zhvilluar në Bruksel, në objektin e Bashkimit Evropian, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi; pastaj

-Përpjekje për pengim dhe sabotim të drejtësisë dhe aktivitete tjera që cenojnë sigurinë kombëtare të vendit.

“Rasti i fundit ku dëshmohet autoincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, është shprehur Kurti, shkruan në njoftimin e ZKM-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort