Ambasadorët e shteteve perëndimore të akredituar në Kosovë, morën pjesë sot në seancën konstituive të Kuvendit – që sërish nuk prodhoi rezultat.
Në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik në vend.
“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, shkroi ai.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të veprojnë sa më parë, për shkak se afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon të shtunën.