Home LAJME Gjobiten me nga 1000 euro dy kundërvajtës për gara të shpejtësisë në Prizren

Gjobiten me nga 1000 euro dy kundërvajtës për gara të shpejtësisë në Prizren

0
Gjobiten me nga 1000 euro dy kundërvajtës për gara të shpejtësisë në Prizren

Policia ka njoftuar se të enjten, më datën 24.07.2025, njësitet policore nga Stacioni Policor në Prizren, pas verifikimit të një video-regjistrimi të publikuar nga një medium, ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët kanë bërë gara të shpejtësisë rreth orës 02:50 në një rrugë në Prizren.

“Fillimisht, secilit kundërvajtës i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe masë ndaluese për drejtimin e automjetit për 12 muaj. Pas pranimit të kundërvajtjes nga personat e përfshirë dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, masa e ndalimit të patentë shoferit është konvertuar në gjobë shtesë prej 500 eurosh për secilin, duke e çuar shumën totale të gjobës në 1000 euro për secilin”, njofton policia.

Policia e Kosovës apelon për respektim të rregullave të komunikacionit dhe rikujton se pjesëmarrja në gara të shpejtësisë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here