Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se VV-së i takon që të propozojë një deputet që nuk ka qenë asnjëherë ministër, që sipas tij, kështu gjendet zgjidhja.
“Ju e dini, Partia Demokratike e Kosovës diku 50 herë ka fol për këtë punë. I takon partisë së parë me e propozua dikë prej deputetëve të vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta e bëjnë zgjidhjen”, tha Krasniqi.
- Reklama -
Ai kështu ka deklaruar para seancës së 49-të konstituive, e cila edhe sot do të nisë me vonesë, pasi nuk ka filluar në ora 11:00, ashtu siç u paralajmërua.
- Reklama -