Home LAJME Kuvendi i Kosovës ende i bllokuar – një tjetër përpjekje sot për konstituim

Kuvendi i Kosovës ende i bllokuar – një tjetër përpjekje sot për konstituim

0
Kuvendi i Kosovës ende i bllokuar – një tjetër përpjekje sot për konstituim

Sot, me fillim në ora 11:00, zhvillohet seanca e 48-të me radhë në tentim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët do të ritakohen në përpjekje për të tejkaluar ngërçin që ka zgjatur prej mbledhjes së parë më 15 prill, kur procesi nisi me ndryshime të vazhdueshme çdo 48 orë, pa rezultate konkrete.

Në seancën e kaluar, dështoi propozimi për formimin e komisionit që do të menaxhonte votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese obligon konstituimin përfundimtar brenda 30 ditëve nga seanca e parë, duke e vënë afatin deri në 26 korrik

Pikë kyçe mbetet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, çka po pengon përbërjen e plotë institucionale të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here