- Reklama -

Abdixhiku: LDK-ja do ta dorëzojë në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se të mërkurën ky subjekt politik do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin Gjykatës Supreme e cila ka vlerësuar se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Abdixhikut ka thënë se kjo do të jetë një dëshmi më shumë për Prokurorinë, pasi sipas tij kur LDK-ja ka dorëzuar aty 17 kallëzime penale për të gjithë ata që sillen njëkohësisht si ministra dhe deputetë, nëpërmjet një letre iu janë kërkuar argumente shtesë.

- Reklama -

“Kur LDK dorëzoi 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale, për të gjithë ata që sillen njëkohësisht si ministra dhe deputetë, Prokuroria nëpërmjet një letre, kërkoi argumente shtesë nga ne. Sot, Gjykata Supreme e Republikës foli qartë. Me një vendim të prerë, ajo konstatoi se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe ministrit në të njëjtën kohë është joligjor; dhe si i tillë, përbën vepër penale. Nesër, LDK do ta dorëzojë këtë vendim zyrtarisht në Prokurori. Një dëshmi më shumë. Një aktgjykim tashmë i formës së prerë. Nga ata që nuk dinë nëse janë ministra apo deputetë, nuk presim asgjë. Por nga Prokuroria e Kosovës, presim veprim”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku tutje ka bërë të ditur se për këtë zhvillim ka njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it.

“Ky shtet dhe kjo shoqëri i paguan, i mirëmban dhe, mbi të gjitha, u beson mbrojtjen e ligjit. Le të ketë drejtësi për të gjithë. Kam njoftuar edhe ambasadorët e QUINT-it për këtë zhvillim. LDK pret edhe mbështetje ndërkombëtare për mbrojtjen e demokracisë dhe ligjshmërisë në Kosovë”, ka theksuar Abdixhiku.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort