Home LAJME Në muajin nëntor pritet të përfundojë edhe faza e tretë e projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Gërnçarë të Prizrenit

Në muajin nëntor pritet të përfundojë edhe faza e tretë e projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Gërnçarë të Prizrenit

0
Në muajin nëntor pritet të përfundojë edhe faza e tretë e projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë në fshatin Gërnçarë të Prizrenit

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka ndarë detaje lidhur me njërin prej projekteve që parashihet të realizohet brenda vitit 2025.

Përmes këtij projekti të financuar nga Ministria e Ekonomisë, synohet të përfundojë edhe faza e tretë e rehabilitimit, ndryshimit, zonimit dhe zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit, si dhe shtimi i kapacitetetit përmes burimeve të reja dhe integrimi në sistemin ekzistues të ujit të pijshëm në fshatin Gërnçarë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të KRU-së, projekti ka për qëllim zgjerimin e zonës së shërbimit, kyçjen e konsumatorëve të ri në rrjetin e ujësjellësit, vendosjen e pusetave jashtë zonës private dhe përmirësimin e shërbimit për furnizim me ujë.

Vlera e këtij projekti është afro 139 mijë euro (138,729.15 euro) dhe pritet të përfundojë deri në muajin nëntor të vitit 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here