Home LAJME 5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit të ndodhura në Malishevë, Gjakovë dhe Prishtinë

5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit të ndodhura në Malishevë, Gjakovë dhe Prishtinë

0
5 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit të ndodhura në Malishevë, Gjakovë dhe Prishtinë

Në Raportin 24-orësh Policia e Kosovës ka njoftuar për 5 raste të dhunës në familje, të ndodhura në Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë.

Sipas Policisë nga këto raste janë arrestuar disa persona të dyshuar për ushtrim dhune fizike dhe/ose psikike ndaj anëtarëve të familjeve së tyre.

Në Prishtinë, rreth orës 10:20, është arrestuar një grua e dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Ajo është liruar në procedurë të rregullt pas konsultimit me Prokurorin e rastit.

Në Gjakovë janë shënuar 3 raste të ndara. Fillimisht, në orën 10:00, një grua dyshohet se ka rrahur një grua tjetër. Edhe kjo e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt pas trajtimit të rastit.

Vetëm një orë më vonë, në orën 11:00, një burrë në gjendje të dehur është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tri grave. Me Vendim të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje – thekson Policia.

Më tej sipas Policisë, rasti i tretë në Gjakovë ndodhi rreth orës 17:00. Një grua është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje, e cila ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Edhe në këtë rast e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Rast i ngjashëm është shënuar edhe në Malishevë, ku në orën 15:00 një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje, e cila ka pranuar gjithashtu trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje me Vendim të Prokurorit./Kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here