- Reklama -

Kurti takohet sonte në Prishtinë me ndihmëssekretarin e Shtetit, Hanrahan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Takimi do të zhvillohet në një darkë pune të organizuar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

- Reklama -

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili bëri të ditur se takimi vjen në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerin kryesor ndërkombëtar të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndihmëssekretarin i Shtetit Hanrahan, para mbërritjes në Kosovë, ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas njoftimit nga presidenca serbe, në takim janë diskutuar temat globale, raportet Serbi-SHBA dhe situata në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq ka theksuar se në takim ka ripërsëritur qëndrimin e Serbisë për dialog si mënyrë të vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën dhe ka potencuar rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Zyrtari i DASH-it gjithashtu vizitoi Bosnjën.

Hanrahan nuk ka karrierë të gjatë diplomatike, konsiderohet si person i besuar i Marco Rubios, sekretarit të Shtetit, dhe pritet të luajë rol kyç në ripërcaktimin e qasjes së Amerikës ndaj Evropës, përfshirë gadishullin ballkanik. Ardhja e tij do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në rajon që nga ndryshimi i qeverisë në SHBA në janar të këtij viti.

Presidentja Vjosa Osmani kishte zhvilluar takim me Hanrahanin para tre ditësh në Washington./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort